VIDEO/ Aksident i rëndë në Milot–Thumanë, 48-vjeçari humb jetën pas përplasjes së dy automjeteve

18 Shkurt 2026 | 07:27

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në segmentin rrugor Milot–Thumanë rreth orës 01:20 të kësaj të mërkure, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nga përplasja ka humbur jetën njëri nga drejtuesit, 48-vjeçari me inicialet I.L., ndërsa shoferi tjetër, 22-vjeçari, ka shpëtuar me lëndime të lehta.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026