VIDEO/ Banorët sfidojnë rrezikun, riparojnë provizorisht urën e Gjinikasit
Ura e Gjinikasit, në zonën e Moglicës në bashkinë e Maliq, po mbahet aktualisht me trarë druri, duke vënë në rrezik serioz banorët që kalojnë çdo ditë mbi të. Struktura është dëmtuar rëndë dhe tashmë është e pakalueshme për automjete.
Banorët, në mungesë të një zgjidhjeje institucionale, kanë vendosur disa trarë druri dhe elementë metalikë provizorë për të mundësuar kalimin në këmbë, ndërsa rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre.
“Pamja që shihni mbrapa meje nuk është ndonjë vepër e re arkitekturore turistike, edhe pse përdoret nga turistët. Është ura e Gjinikasit në zonën e Moglicës, një urë që para pak kohësh u shemb, duke e bërë të pamundur për banorët që të kalojnë me automjetet e tyre. Në pamundësi, ata kanë vendosur disa trarë dhe hekur për të kaluar në këmbë, duke rrezikuar çdo ditë jetën e tyre”, thotë gazetari Xhensil Shkëmbi.
Kamera e Euronews Albania e pati të pamundur të kontaktonte me banorët, të cilët tashmë detyrohen të ecin për orë të tëra për të arritur në banesat e tyre, pasi ura që lidh fshatin Gjinikas me rrugën kryesore është jashtë funksionit.
Jashtë kamerave, drejtues të bashkisë Maliq e pranojnë problemin dhe theksojnë se janë në kontakt me kompaninë Devoll Hydropower, e cila ka ndërtuar urën dhe ka premtuar riparimin e saj.
Deri në ndërhyrjen konkrete, banorët do të vijojnë të përballen me rrezikun, ndërsa çdo ditë u duhet të kalojnë në këmbë për disa orë për të siguruar aksesin drejt shtëpive të tyre.
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim