VIDEO| “Do të të ndjek këmba-këmbës’! Rama moral të riut, i tregon duart me kallo

18 Mars 2025 | 16:39

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i bashkisë Berat Ervin Demo ishte kantierin e rrugës Berat-Ballaban 60 km e gjatë, e cila lidh tre bashki Berat-Përmet-Tepelenë.

Gjatë takimit me banorë të zonës, Rama ka bërë ‘shembull’ një të ri në Berat teksa i ka treguar duart me kallo të një të moshuari.

Duke dashur t’i tërheqë vëmendjen për notat në shkollë, Rama i bën moral nxënësit dhe i thotë se “do e ndjekë këmba-këmbës”.

“Shihe dorën këtu, e sheh mirë dorën…Epo ty nuk të kërkohet të bësh duart me kallo, të kërkohet të futësh këtu në kokë farat që të korrësh pastaj edhe të jesh i zoti i vetes. Unë do të të ndjek ty këmba-këmbës. mbaje mend çfarë do të të them dhe nuk dua të më thuash më 7, çfarë 7, ti duhet të jesh në të gjitha shkëlqyer”, iu drejtua Rama të riut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026