VIDEO/ Duke përqafuar nënën, Saimir Tahiri merr pjesë në varrimin e të atit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar kërkesën për leje të ish-ministrit Saimir Tahiri, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.
Nga një video e siguruar nga Euronews Albania, Tahiri shihet duke marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të atit, Bashkim Tahiri.
Ai është filmuar duke shoqëruar kortezhin e varrimit teksa përqafon nënën e tij.
Babai i Saimir Tahirit ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 72-vjeçare. Përmes një letër prekëse nga burgu, ish-ministri bëri publik lajmin duke thënë:
“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thosha dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!”
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë