Video/ Dy punonjës policie dhunojnë dhe shajnë qytetarin, nisin hetimet
Euronews Albania ka siguruar një video ku dy punonjësit e policisë shfaqen duke dhunuar dhe duke përdorur fjalor jo etik ndaj një qytetar.
Siç shihet në video, dy policët kanë shtrirë në tokë qytetarin dhe ushtrojnë dhunë ndaj tij.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka ardhur dhe reagimi i policisë , duke thënë se kanë nisur hetimet për të dy efektivët për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.
Policia bën me dije ndër të tjera se më datë 26 qershor janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës (thikë), ndërsa shtetasit G. S. i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, te dy këta shtetas kanë përdorur forcën kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar të kryejnë veprimet procedurale për rastin.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe AMP-ja, menjëherë sapo kanë marrë njoftim në lidhje me komunikimin joetik të punonjësve të Policisë, më datë 27.06.2023 kanë nisur hetimin administrativ për këta punonjës policie që shfaqen në këtë video, për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale”- njofton policia.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë, me paanshmëri dhe konform ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë