VIDEO/ Dyshohet se vodhi në 3 biznese, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë
Një 36-vjeçar është ndaluar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje të shumave të parave në të paktën tre biznese të ndryshme.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës bën me dije se ka organizuar operacionin e koduar “Cashline” dhe ka vënë në pranga 36-vjeçarin E.Xh., banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
“Sipas hetimeve, ky shtetas dyshohet si autor i tre vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur 200 000 lekë në një lokal;
Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur 100 000 lekë në një furrë buke;
Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur 200 000 lekë”, njofton policia.
Policia e Vlorës bën të ditur se këto raste janë dokumentuar ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup