Video e rëndë| Ekuipazhi i anijes në Greqi shtyn pasagjerin në det, vdes 36-vjeçari

6 Shtator 2023 | 15:37

Ekuipazhi i anijes “Blue Horizon” ka shtyrë në det një pasagjer i cili tentoi të hynte në bord dhe ishte me vonesë. Pikërisht në momentin kur anija po nisej, burri ka hipur dhe dy pjesëtarë të stafit e kanë larguar.

Pasagjeri ka rënë në det dhe dallgët e krijuara nga motorët e anijes i kanë sjellë si pasojë vdekjen.

Kjo skenë e frikshme e 36-vjeçarit me ekuipazhin e anijes është publikuar nga media greke Protothema.

Anija ishte gati për nisje nga porti i Pireut me destinacion portin e Heraklion, Kretë.

Viktima humbi ekuilibrin dhe pavarësisht luftës me dallgët që krijuan motorët e anijes nuk ja doli të mbijetonte.

“Njoftojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi që morën pasagjerët e anijes Eliros aty pranë, ndërsa “Blue Horizon” ishte urdhëruar të kthehej në portin e Pireut.

Pavarësisht se ekuipazhi dhe bordi drejtues e përjashtuan veten nga përgjegjësia, kapiteni dhe stafi u arrestuan.

Dëshmitarët okularë pohuan se skena ishte e tmerrshme dhe burri ka vdekur për faj të ekuipazhit.

Kompania pronare e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026