VIDEO| Elefanti ndalon furgonin me pasagjerë, i thyen xhamin e u rrëmben ushqimet
Një familje mbeti e shokuar pasi një elefant tentoi të futej në furgonin e tyre duke kërkuar ushqim, ndërsa ata ishin me pushime në Sri Lanka.
Në video elefanti duket duke dalë nga pemët në Parkun Kombëtar Yala, përpara se të vraponte papritur drejt Kasun Basnayake dhe familjes së tij me furgonin që kishin marrë me qira. Më pas, ai përdori feçkën për të thyer dritaren e shoferit dhe nisi të kërkonte brenda makinës për bagazhet.
“Filloi të nuhasë rreth këmbëve tona për ushqim dhe shoferi na tha t’i jepnim çdo gjë që kishim, kështu që e ushqeva me sanduiçin e mbetur të djalit tim”,-tha pwr BBC Kasun, nga Perth, Australia Perëndimore.
“Ne hodhëm pjesën tjetër nga dritarja, më pas arritëm të largoheshim me shpejtësi. Ato sanduiçe dhe patate të skuqura ndoshta na shpëtuan jetën.”
Gjatë incidentit nuk raportohet për të lënduar.
LEXONI GJITHASHTU:
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm