VIDEO/ Ernest Muçi dërgon Trabzonsporin në finalen e Kupës së Turqisë me supergol në shtesë
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka qenë protagonist absolut në kualifikimin e Trabzonspor në finalen e Kupës së Turqisë, duke realizuar golin vendimtar në minutat shtesë të ndeshjes.
Në gjysmëfinalen e zhvilluar në transfertë ndaj Gençlerbirliği, sulmuesi shqiptar vulosi fitoren 2-1 me një supergol në minutën e 92-të.
Muçi mori topin në krahun e majtë të sulmit dhe lëshoi një goditje spektakolare që përfundoi në trekëndëshin e largët të portës së vendasve, duke shpërthyer festën te skuadra e Trabzonsporit.
Falë këtij goli, Trabzonspori siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Turqisë, ku do të përballet me Konyaspor në garën për trofeun.
Për Ernest Muçin ky ishte goli i 15-të sezonal, duke konfirmuar formën shumë të mirë të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, i cili vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit turk.
Duke folur pas ndeshjes, ai theksoi se sfida kishte një rëndësi të veçantë, ndërsa objektivi për të siguruar finalen tashmë ishte arritur. Sipas tij, synimi i radhës është fitimi i Kupës së Turqisë.
“Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën”, tha Ernest Muçi.
Më pas, sulmuesi shqiptar u pyet edhe për zërat e merkatos, ku pranoi se aktualisht nuk ka ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
“Unë jam i lumtur këtu, por as vetë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit. Mendoj se ka kohë deri më 20 maj, më pas do të shohim. Jam i lumtur këtu, por të shohim çfarë na pret në të ardhmen”, deklaroi Muçi.
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen