VIDEO/ I pritet koka skulpturës së Titos në Slloveni, në pranga autori
Skulptura prej bronzi e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos në qytetin e Velenjës këtë të premtë është vandalizuar duke i hequr kokë. Autoritetet sllovene kanë vënë në pranga një person lidhur me ngjarjen i cili u kap duke transportuar kokën prej bronzi në mjetin e tij.
Rasti është zbuluar nga një qytetar i cili ka njoftuar policinë se pranë shkollës së muzikës në Velenjë kishte vënë re një burrë që po ngarkonte në një automjet një objekt të madh metalik dhe më pas ishte larguar në drejtim të kryqëzimit të rrugëve Tomsiceva dhe Jenkova.
Dy policë të Velenjës, të cilët po patrullonin morën njoftimin dhe reaguan menjëherë duke kryer ndalimin e autorit në rrugën Simona Blatnika. I arrestuari është një 49-vjeçar ndërsa në automjet ishin vendosur dy targa të ndryshme kroate.
Autoritetet në reagimin e tyre shprehen se ngjarja përbën një veprim të dënueshëm dhe të papranueshëm të shpërfytyrimit të trashëgimisë kulturore dhe historike. Policia po vijon hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më