VIDEO-ILUSTRIM | Si u ekzekutua 37-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës
Euronews Albania ka inskenuar rrethanat e ekzekutimit të 37-vjeçarit Iljaz Çali, mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati përmes një video-ilustrimi grafik shpjegoi se viktima, që mendohet se udhëtonte vetëm në makinën e marrë me qira, është ndjekur për disa kilometra nga autorët e krimit, të cilët dyshohet se ishin 2 persona; njëri qitës, tjetri drejtues i automjetit.
Zbrazja e plumbave nga arma kallashnikov në drejtim të automjetit ku udhëtonte viktima dyshohet të ketë nisur në pjesën e pasme të automjetin dhe ka vijuar për rreth 50 metra, ndërsa automjetet ecnin paralel.
Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, por vetëm 6 plumba kanë kapur 37-vjeçarin.
Zbardha e ngjarjes pritet të jetë e vështirë pasi provat në vendngjarje janë të pakta.
Fakti që autostrada ka qenë tërësisht e pandriçuar për shkak të fikjes së dritave (sipas vendimit të qeverisë) për të kursyer energji elektrike, e bën edhe më të vështirë gjetjen e provave.
“Nga tipologjia e zhvillimit të ngjarjes dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje të porositur, të kryer nga vrasës me pagesë. Provat janë shumë të pakta. Për më tepër, ky nuk është rasti tipik kur autorët, pasi largohen nga vendngjarja e djegin automjetin e përdorur në krim. Nga policia nuk është raportuar për asnjë automjet të djegur”, tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë