VIDEO/ Izraeli shkatërron ndërtesat e OKB-së në Jerusalem: Shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare

20 Janar 2026 | 11:02

Izraeli ka nisur të shkatërrojë ndërtesat e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë, UNRWA në Jerusalemin Lindor. Ministria e Jashtme e Izraelit u shpreh se kompleksi nuk ka imunitet dhe sekuestrimi i tij nga autoritetet izraelite u krye në përputhje me ligjin izraelit dhe atë ndërkombëtar.

UNRWA denoncoi situatën duke e cilësuar një sulm të paprecedentë.

“Ky është një sulm i paprecedentë. Përbën një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të privilegjeve dhe imuniteteve të OKB-së”, tha Roland Friedrich, drejtori i agjencisë për Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Jonathan Foëler, një zëdhënës i agjencisë UNRWA shtoi se ashtu si të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, Izraeli është i detyruar të mbrojë dhe respektojë integritetin e objekteve të OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026