VIDEO l Kryeministri Rama aludon për arrestimin e Bashës
Kryeministri Edi Rama gjatë marrjes në pyetje në Komisionin parlamentar Hetimor për inceneratorët ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në afera korruptive.
Ndërsa përfaqësuesit e opozitës i kujtuan arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, Rama kërkoi që të mos ia përmendin emrin.
Pa mikrofon, kryeministri Rama tha se edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë kur kreut të PD, Lulzim Basha t’i ndodhi e njëjta gjë, duke nënkuptuar arrestimin.
“Kurrë nuk kam për ta përmendur Lulin kur ta çojnë atje”, deklaroi Rama në komision.
Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ngacmimet ndaj përfaqësuesve të opozitës duke i ndarë në mbështetës të Bashës dhe Berishës.
Për akuzat se në aferën e tre inceneratorëve janë vjedhur miliona euro, Rama distancoi vetën duke thënë se të tjerët që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi.
“Nëse kanë bërë ata të tjerët do të marrin dënimin. puna ime nuk ka lidhje me paranë, për mua paraja e popullit shqiptar dhe paraja e çdo kujt është pa lidhje me mua personalisht”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se ngritja e tre inceneratorëve ka për qëllim pastrimin e vendit nga plehrat pasi ‘kemi qenë në emergjencë mjedisore’ duke shtuar se ‘kemi qenë vendi më i pistë në hartën e Evropës’.
Belind Këlliçi tha se e shihte pa kuptim që kryeministri i vendit të ishte i pa shqetësuar për abuzimin me paratë publike duke u mjaftuar me deklaratën se ai personalisht nuk është i përfshirë.
Deputeti i PD shtoi se për inceneratorin e Tiranës janë kryer pagesa fiktive nga kompania që ka fituar të drejtën për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut