VIDEO/ Mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë, Rama ndan pamje dhe detaje nga takimi

29 Mars 2026 | 08:28

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e i mbajtur të shtunën me grupin Parlamentar të PS dhe qeverinë. Rama shkruan se në këtë mbledhje u zhvillua një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër.

Ndër të tjera, ai thekson se kanë bashkëbiseduar edhe me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës. Gjithashtu mësohet se u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”.

“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026