VIDEO| Me të dyja duart te telefoni, gjobitet shoferi i urbanit në Tiranë

30 Gusht 2023 | 09:35

Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e një autobusi, i cili është filmuar, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë filmuar shoferin në fjalë dhe e kanë denoncuar pranë organeve kompetente dhe në rrjete sociale.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shoferi mban me brryla timonin e autobusit dhe duart i ka në telefon në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.

Në rrugën ku ai po kalon shihet një aks me qarkullim të lartë dhe veprimi i shoferi mund të shkaktojë një aksident me pasoja të rënda.

Policia apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shpëtojnë jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026