VIDEO| Merr përmasa të frikshme zjarri në apartamentin në Tiranë, rrezikohet pallati

14 Shtator 2023 | 15:07

Ka marrë përmasa masive zjarri i rënë në katin e fundit të një pallati në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet.

Në godinë mungojnë shkallët e emergjencës çka po e vështirëson akoma më shumë ndërhrjen e zjarrfikësve drejt vatrës së zjarrit.

Gazetarja Ortenca Budlla tha nga vendngjarja se flakët e zjarrit po përparojnë të ndihmuara nga era dhe nga vështirësia e zjarrfikësve për të ndërhyrë. A

jo tha se flakët kanë përfshirë jo vetëm katin e fundit por dhe atë të parafundit.

Sipas gazetares nëse flakët e zjarrit përhapen atëherë rrezikohet dhe pallati që është ngjitur.

Të gjithë banorëve u është kërkuar të largojnë automjetet nga poshtë pallatit.

“Zjarri ka rënë në katin e parafundit dhe më pas ka marrë flakë dhe tenda e katit të fundit. Zjarrfikësit po mundohen të shkojnë drejt vatrës së zjarrit përmes hyrjes së brendshme, pasi mungojnë shkallët e emergjencës.

Nëse zjarri do të marrë përmasa të mëdha, rrezikohet dhe pallati që është në krah. Nga qielli dhe për shkak të erës po bien pjesë tepër të djegura dhe ajri është bërë tepër i ndotur. Ka dhe banorë që të frikësuar po grumbullohen për të parë çfarë po ndodh. Zjarri po përhapet për shkak të erës dhe forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur që të futen në pallat”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026