VIDEO| Messi reagon pas pezullimit nga PSG

Lionel Messi
5 Maj 2023 | 18:25

Paris Saint-Germain (PSG) pezulloi Lionel Messin nga skuadra për dy javët e ardhshme, për shkak se superylli argjentinas nuk i ishte bindur urdhrave të klubit.

Messi udhëtoi drejt Arabisë Saudite për të kaluar kohë me familjen e tij, por që ky udhëtim nuk ishte i autorizuar nga PSG, raporton KosovaPress.

Pavarësisht se kishte marrë një “jo” nga PSG, Messi vazhdoi me udhëtimin të cilin e kishte organizuar për një kohë të gjatë, gjë e cila e detyroi kampionin francez ta dënojë atë.

Messi ka reaguar këtë të premte, për herë të parë pas pezullimit.

“Unë mendova se ne do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes si çdo herë. E kam pasur këtë udhëtim të organizuar dhe nuk mund ta anuloja atë. Unë u kërkoj falje shokëve të mi të skuadrës dhe jam duke pritur për çfarë klubi dëshiron të bëjë me mua”, tha Messi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026