VIDEO/ Momenti kur forcat izraelite ndalojnë aktivistët humanitar, mes tyre një shqiptar! Ministri izraelit shihet duke qeshur
Aktivistët e flotiljes humanitare “Global Sumud” janë ndaluar nga forcat izraelite dhe janë shoqëruar në portin e Ashdodit, ku pamjet e publikuara i tregojnë të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentët e Shin Bet. Mes tyre shihet dhe ministri izraelit Itamar Ben Gvir duke nënqeshur me trajtimin e bërë.
Situata ka shkaktuar reagime ndërkombëtare dhe polemika për trajtimin e pjesëmarrësve të misionit që synonte dërgimin e ndihmave në Gaza.
Mes mbi 400 të ndaluarve nga më shumë se 40 vende ndodhen edhe 29 shtetas italianë, ndërsa raportimet paraprake flasin edhe për praninë e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani e cilësuan “të papranueshëm” trajtimin e aktivistëve nga Izraeli dhe kërkuan shpjegime zyrtare. Ministria e Jashtme italiane ka thirrur ambasadorin izraelit në Romë.
Ndërkohë, prej afro 48 orësh nuk ka ende informacion të qartë mbi vendndodhjen dhe gjendjen e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj.
Organizatorët e flotiljes e kanë cilësuar ndërhyrjen izraelite si “pirateri” dhe “rrëmbim në ujërat ndërkombëtare”, ndërsa autoritetet izraelite deklarojnë se të ndaluarve do t’u garantohet akses konsullor.
🚨Acts of abuse and humiliation against the peaceful Gaza-bound Sumud Flotilla activists under the supervision of Israel’s security minister. pic.twitter.com/tcluQJ2FqT
— Ramy Abdu| رامي عبده (@RamAbdu) May 20, 2026
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë