VIDEO| Momenti kur Vatikani njofton vdekjen e Papa Françeskut

21 Prill 2025 | 13:29

Një video e publikuar nga mediat e Vatikanit tregon momentin kur vdekja e Papës u njoftua të hënën në mëngjes nga kardinali Kevin Farrell, kamerlengo e Vatikanit.

Camerlengo – ose Chamberlain – është ushtruesi i detyrës së kreut të Vatikanit në periudhën midis vdekjes ose dorëheqjes së një Pape dhe emërimit të udhëheqësit të ardhshëm të Kishës Katolike.

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare mëngjesin e së hënës.

Vdekja e Papës vjen më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve.

Ai doli në një karrocë me rrota dhe përshëndeti me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave së njerëzve dhe tha: “Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët”.

Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026