VIDEO/ Motori përplaset me trailerin, dy të plagosur nga aksidenti në Levan–Vlorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të Urës së Mifolit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i një motori ka tentuar të kryejë një manovër parakalimi ku për pasojë është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë (trailer).
Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorrit dhe pasagjerin që ndodhej me të.
Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Motori përplaset me trailerin, dy të plagosur nga aksidenti në Levan–Vlorë pic.twitter.com/IoEZNwmcDm
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 31, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën