VIDEO| Përplasja mes huliganëve kroatë e grekë, flet dëshmitari i vrasjes së tifozit
Ndeshja kualifikuese e Ligës së Kampioneve mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, është kthyer në një tragjedi pas përplasjessë tifozërive të dy ekipeve.
Përleshje të shumta u regjistruan mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, ku mbeti vrarë me thikë një tifoz i AEK-ut.
Një dëshmitar okular i asaj që ndodhi jashtë stadiumit të AEK-ut në New Philadelphia, e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të “organizuar” të huliganëve të Dinamo Zagrebit ndaj tifozëve të AEK-ut.
Dëshmitari okular, pronar i një kafeneje në zonë, përshkruan “bastisjen” e egër të huliganëve kroatë që rezultoi me plagosjen fatale të një tifozi 29-vjeçar të AEK-ut .
“Rreth orës 22, e kisha dyqanin gjysmë plot dhe dikush erdhi dhe më lajmëroi. Erdhi një person nga AEK-u dhe tha se kroatët do të zbresin. Më thaqë të përzija njerëzit” , tregon fillimisht ai.
“Pas 10 minutash tifozët kroatë filluan t’i vënë zjarrin çdo gjëje. Rreth 200-300 veta filluan dhe thyen gjithçka. Lokali fillon të zbrazet, pati përleshje me karrige mes tifozëve”, shtoi ai.
Për 29-vjeçarin e vdekur, ai tha se e gjeti të plagosur me thikë dhe me shumë gjakderdhje. Pavarësisht se të riut iu mundua t’i jepej ndihma e parë, ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Duke iu referuar sulmit huliganëve, ai shprehet: “Ata goditën kudo, çfarë të gjenin. Ngjarja zgjati gjysmë ore. Ata ishin në humor të keq dhe ishin të organizuar”.
Autoritetet greke kanë bërë gjithsej 98 arrestime: 90 prej të cilëve janë në paraburgim dhe 8 të cilët po marrin mjekim në ambientet e spitalit.
Konkretisht janë arrestuar 87 kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe pesë grekë.
07.08.2023, AEK Athens🇬🇷 vs BBB (Dinamo Zagreb🇭🇷), AEK run https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/GFU1DwWCj7
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta