VIDEO/ Policia në Mal të Zi bastis pronat e vëllait të ish-president Milo Gjukanoviç
Policia e Malit të Zi ka zhvilluar një aksion kontrolli në qendër të Podgoricës, duke bastisur pronat e biznesmenit Aco Gjukanoviç, vëllait të ish-presidentit, Milo Gjukanoviç.
Forca të shumta policie kanë rrethuar një ndërtesë në zemër të kryeqytetit, ku raportohet se banon Aco Gjukanoviç. Në të njëjtin objekt ndodhet edhe një degë e “Prva Banka”, institucion financiar në pronësi të tij.
Sipas mediave vendase, inspektorët pritet të ushtrojnë kontrolle të detajuara në pronat që lidhen me Gjukanoviçin, në kuadër të hetimeve që nuk janë bërë ende publike nga autoritetet.
Ndërkohë, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi kishte raportuar në shtator 2023 se Aco Gjukanoviç ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja në fushën e biznesit.
Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)