VIDEO| Policia rrugore apel shoferëve: Po monitoroheni, mos e kryeni këtë shkelje
Policia e Tiranës ka ndarë një mesazh për të gjithë drejtuesit e mjeteve në kryeqytet. Në komunikatën zyrtare apelohet që drejtuesit e mjeteve të mos bëjnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën, pa u pozicionuar në fillim, kryesisht në daljet nga autostrada.
Sipas policisë kjo manovër e rrezikshme bëhet burim aksidentesh dhe ndaj do të ndahen në rrjete sociale pamjet dhe vendosja e gjobave për këto lloj shkeljesh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vëmendje të gjithë drejtuesit e mjeteve!
Së fundmi, kemi konstatuar disa shkelje të kodit rrugor, veçanërisht drejtuesit e mjeteve që kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën, pa u pozicionuar në fillim, në kundërshtim me Nenin 174.2.b.
Kjo manovër e rrezikshme jo vetëm që shkel rregullat por vendos në rrezik të gjithë përdoruesit e rrugës.
Për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar këto sjellje në të ardhmen, do të ndajmë pamje filmike të këtyre shkeljeve në rrjetet tona sociale.
Ju lutemi, qëndroni të vëmendshëm dhe respektoni rregullat e trafikut për një udhëtim më të sigurtë për të gjithë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734