VIDEO/ Prishjet në Vlorë, flet një nga pronarët: Nuk dalim nga banesat, duam lekët
Në lagjen “1 Maji” në Vlorë këtë të premte është janë shënuar momente tensioni mes banorëve, policisë dhe IKMT-së. Banorët kundërshtojnë prishjen duke thënë se nuk janë derdhur lekët e kërkuara.
Nga ana tjetër ata theksojnë se pronat e tyre janë me letra. Një nga banorët shprehet për Euronews Albania se nuk do të dal nga banesa deri sa derdhen të ardhurat që ata pretendojnë, sipas çmimit të tregut.
Ai shton se ka marrë vetëm 26 mln lekë të vjetra ndërkohë që fondi prej 18 mln eurosh i dëmshpërblimit sipas tij është derdhur. Ai shprehet se ndihet i pambrojtur, por do të vijojë rezistencën.
“Këta zotërinjtë, ne shtëpinë me dokumenta këta na e vinë na e prishin. Plus na kanë dhënë ca lekë dhe nuk blejmë dot shtëpi. Nuk dimë se ku të vemi, edhe nga shtëpitë nuk dalim ne. Si mund të dali ne nga shtëpia kur këta zotërinjtë na gënjenin ne. Ka filluar prishja. Ja këtij zotërisë ja prishën, me dokumenta ja hodhën në tokë. Çfarë qeverie është kjo, jemi të pambrojtur. Shtëpia me dokumenta këta e prishin. Fondi doli 18 mln, ku i çuan lekët këta . Na kanë hedhur një pjesë të lekëve. Na kanë hedhur 26 mln lekëm, ne kërkuam çmimin e tregut.“-tha një nga banorët.
Prishja e objekteve të banimit në Vlorë po ndodh në kuadër të projektit për hyrjen e re të portit të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia