VIDEO/ Qëlloi 2 anëtarët e Gardës Kombëtare, momenti i arrestimit të autorit në SHBA
Lidhur me plagosjen e rëndë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në SHBA, mësohet se tashmë është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë.
Plagosja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Njëkohësisht edhe Presidenti i SHBA-së ka reaguar nëpërmjet një deklarate publike, nga ku dënoi ashpër sulmin dhe premtoi se autori i dyshuar “do të përballet me pasojat më të rënda”.
“Kafsha që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të dy të plagosur rëndë dhe tani në dy spitale të ndara, është gjithashtu e plagosur rëndë, por pavarësisht kësaj, do të paguajë një çmim shumë të lartë”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale të mërkurën pasdite. “Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare dhe të gjithë ushtrinë dhe forcat e rendit. Këta janë vërtet njerëz të shkëlqyer. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që janë të lidhur me Zyrën e Presidencës, jam me ju!”
Dy pjesëtarët e plagosur të Gardës Kombëtare ndodhen aktualisht në gjendje kritike, të shtruar në dy spitale të ndryshme. Autori i dyshuar gjithashtu raportohet të jetë i plagosur rëndë.
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira