VIDEO| Rrëzohet aeroplani ushtarak në Bullgari, vdesin pilotët

14 Shtator 2024 | 11:00

Një aeroplan trajnimi ushtarak u rrëzua ditën e premte në Bullgari, në afërsi të bazës ajrore Graf Ignatievo në jug të vendit.

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, konfirmoi se si pasojë e rrëzimit të aeroplanit ndërruan jetë dy pilotët që e drejtonin.

Avioni L-39 ZA, i pari i projektuar në ish-Çekosllovaki, po përdorej për praktikë për një shfaqje ajrore të planifikuar për këtë të shtunë.

Presidenti Rumen Radev, një ish-pilot luftarak dhe kreu i Forcave Ajrore, ishte bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të avionit luftarak amerikan F-16 përpara rrëzimit. Shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritete.

Vendi i ish-bllokut lindor është anëtar i NATO-s qe nga viti 2004. Më parë, ata ishin të armatosur dhe furnizuar kryesisht me pajisje të prodhimit sovjetik, dhe tani forcat e armatosura bullgare pajisen gjithnjë e më shumë me ekuivalentët perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026