Marrdhëniet e Turqisë me Izraelin, Hoti: Erdogan po ruan limitet si vend i NATO-s
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti tha për Euronews Now se ajo që e bashkon sot Egjiptin e Turqinë me njëra-tjetrën, por dhe në raport me Izraelin, është natyra pragmatike e krizave dhe sfondi gjeo-ekonomik.
Sipas Hotiti, Turqia është vendi i pestë në listën e partnerëve tregtar të Egjiptit, e anasjelltas Egjipti është vendi i parë në kontinentin afrikan si partner ekonomiko-tregtar i Turqisë.
“Egjipti kërkon respekt në Lindjen e Mesme, kurse Turqia e Erdogan-it kërkon rritjen e një influence të disa piketave të Perandoriusë Osmane.”-u shpreh Hoti.
Kujtojmë se dikur Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe arriti të shkëputej falë një shqiptari, Mehmet Aliun.
Sa i takon marrdhënieve që këto dy shtete kanë me Izrealin, Hoti u shpreh se Egjipti kërkon ruajtjen e ekuilibrave me këtë shtet, kurse Turqia kërkon të promovojë veten si lidere, si një vend mysliman.
“Turqia në ndryshim nga Egjipti, nuk tejkalon limitet sepse është vend i NATO-s, pastaj futen edhe Shtetet e Bashkuara që kanë ruajtur disa leva kontrolli me Turiqnë, edhe pse jo shumë të dukshme.” –përfundoi Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil