VIDEO/ Shqiptarët në Shkup festojnë 28 Nëntorin, paradë me kuaj dhe makina

28 Nëntor 2025 | 15:47

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut nuk është festë zyrtare, shqiptarët atje e kanë festuar 28 Nëntorin dhe kanë gjallëruar Shkupin.

Të shumtë ishin fëmijët që uruan festat dhe dërguan mesazhe për të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

Fëmijët shqiptarë në Shkup kanë festuar 28 Nëntorin të veshur me ngjyra kombëtare, duke interpretuar valle dhe këngë patriotike.

Rrugët e qytetit u mbushën me ngjyrat kuqezi, me flamuj kombëtarë dhe me të rinj që shprehnin krenarinë dhe dashurinë për kombin.

Atmosfera festive u përcoll edhe përmes Euronews Albania, ku fëmijët dhe të rinjtë dërguan urimet e tyre për të gjithë shqiptarët kudo në botë me rastin e Ditës së Flamurit.

Ndërkohë, në Shkup, një grup motorristësh të ardhur nga Austria dhuruan një spektakël për qytetarët, ku nuk munguan as paradat me kuaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4 korrik. Policia bën me dije...
13:52 | 07/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën

Apeli i GJKKO këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” i cili është dënuar më parë për...
13:46 | 07/07/2026

SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ndaj katër të pandehurve...
13:20 | 07/07/2026