VIDEO/ “Skënderbeu” zbret në bulevard Ditën e Pavarësisë: I pari që ngriti flamurin
Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur “Parada e Shqiptarëve”, ku është festuar 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Në paradë kanë qenë të pranishme flamuj të shumtë shqiptarë, simbole kombëtare, këngë e valle dhe motorë e automjete të shumta të shqiptarëve nga të gjitha trevat.
Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një i ri që ishte veshur si Skënderbeu dhe po imitonte heroin Kombëtar.
Ai ka udhëtuar sipër një kali dhe ka imituar Gjergj Kastriotin që ne e njohim nga historia e filmat.
“Sot është tamam dita e Gjergj Kastriot Skënderbeut, sepse është i pari që ngriti flamurin në 1443 dhe o sot o kurrë. Dal xhiro nga blloku. Mjekra është normale, por… Veshja është përshtatur, është një dizenjim i imi që e kam qepur vetë. Më është dashur goxha punë, sepse është diçka e qepur me dorë. Ne jemi një grup shokësh që kemi kuaj dhe… Parada shumë e bukur, ishte bashkia që na ftoi dhe është krenari për mua që të prij paradën e gjithë shqiptarëve kudo në botë. Atë që nuk e ka bërë kinematografia shqiptare, e kam bërë unë. Edhe përkrenarja është e bërë nga unë. Janë imitime që i përshtaten më së miri portretit. Kostumi më ka marrë rreth 6 muaj. Unë vij nga një karrierë ushtarake. Kjo është një gjë që përdoret në forcat ushtarake”, është shprehur ai për Euronews Albania.
Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria feston 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, e cila mbajti të pushtuar vendin tonë për rreth 500 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kamberi: Shqiptarët në Preshevë të shpërndarë, kur ngre zërin më kritikojnë
- Shaip Kamberi: Nëse valëvit flamurin shqiptar në Preshevë, përballesh me pasoja
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734