VIDEO/ Tensionet me SHBA, Maduro këndon “Imagine” të John Lennon
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, zgjodhi të këndonte në mitingun e tij të fundit, duke interpretuar këngën e famshme “Imagine” të John Lennon.
Ai përdori motivin e njohur për të bërë thirrje për paqe, në një kohë kur administrata Trump po rrit praninë ushtarake pranë brigjeve të Venezuelës, duke argumentuar se synimi ishte luftimi i trafikut të drogës.
Maduro citoi Lennon, duke e përshkruar ish-anëtarin e Beatles si një poet dhe muzikant që i la njerëzimit një dhuratë të çmuar. Ai u bëri thirrje të rinjve të lexojnë tekstin e këngës, duke e cilësuar atë si himnin e çdo gjenerate.
“Sa këngë e bukur. Të rinjtë duhet ta dëgjojnë këtë këngë. Është një frymëzim për të gjitha kohërat, një himn për të gjitha epokat dhe gjeneratat, të cilën John Lennon ia la si dhuratë njerëzimit,” tha Maduro.
Kënga duket se pati njëfarë efekti, pasi presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi mundësinë e zhvillimit të bisedimeve me Maduron, pavarësisht tensioneve të larta mes Uashingtonit dhe Karakasit.
“Mund të mbajmë bisedime me Maduron dhe të shohim se si do të shkojnë. Janë ata që duan të flasin,” deklaroi Trump përpara se të hipte në bordin e Air Force One, duke u kthyer nga Palm Beach në Shtëpinë e Bardhë.
Pak ditë më parë, luftanija amerikane USS Gerald Ford, më e avancuara e marinës së SHBA-së, hyri në Detin e Karaibeve, duke rritur tensionet në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata