English

​Video| Tifozët e klubit serb djegin flamurin e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tifozët e skuadrës serbe, Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” kanë djegur flamurin e Kosovës përballë Kongresit të UEFA-s.

- Advertisement -

Sipas Kosova Press, ky veprim ka ndodhur pikërisht afër zyreve ku po zhvillohet Kongresi i UEFA-s në Beograd, vetëm një dit pasi kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u pa pranë flamurit të Kosovës i cili ishte i renditur krahas flamujve të shteteve të tjera që po marrin pjesë në punimet e këtij kongresi.

Në mëngjesi e se enjtes, Federata e Futbollit të Serbisë lëshoi një komunikatë zyrtare ku bëri të ditur se ka marrë masat për largimin e simboleve të Kosovës në këtë kongres, përcjellë KosovaPress.

Në rrjete sociale tashmë është shpërndarë video ku shihen një numër i vogël i disa të rinjve që i vënë flakën flamurit të Kosovës, derisa për këtë incident ende nuk ka ardhur ndonjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?