VIDEO| Tritol banesës së deputetit Xhelal Mziu, momenti i shpërthimit të fortë

19 Shtator 2025 | 08:13

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Kamëz. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mengjesit dhe lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga ana e tij, deputeti i PD është shprehur se nuk ka konflikte me askënd,ndërsa prej 3 ditësh kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026