Eksploziv pranë një hoteli në Durrës, policia kryen shpërthim të kontrolluar

13 Shtator 2025 | 20:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli që njihet si ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe familjarëve të tij në Durrës sipas raportimeve nga terreni. Një çantë e dyshimtë, e cila përmbante lëndë eksplozive, është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.

Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar perimetrin dhe evakuuar njerëzit përreth. Për neutralizimin e lëndës plasëse është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kryen shpërthimin e kontrolluar.
Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Kujtojmë se pak muaj më parë një tjetër çantë u vendos poshtë pallatit ku ai banon.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026