VIDEO/ Ukraina teston me sukses bombën e parë të drejtuar të prodhuar brenda vendit

18 Maj 2026 | 13:45

Ukraina ka përfunduar testimet e nevojshme për bombën e saj të parë të drejtuar të zhvilluar brenda vendit, e cila tashmë është gati për përdorim luftarak, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes Mykhailo Fedorov.

Sipas tij, arma është zhvilluar me mbështetjen e qendrës teknologjike qeveritare Brave1, ndërsa procesi i zhvillimit ka zgjatur rreth 17 muaj.

“Një pjesëmarrës në Brave1 ka krijuar bombën e parë ajrore të drejtuar ukrainase, e cila tashmë ka kaluar testet e nevojshme dhe është gati për përdorim luftarak”, deklaroi Fedorov.

Ministri theksoi se bomba është një zhvillim origjinal i inxhinierëve ukrainas, i përshtatur për nevojat e luftës moderne dhe i projektuar për të goditur me saktësi fortifikime, qendra komanduese dhe objektiva të tjerë në distanca dhjetëra kilometrash pas lëshimit.

Sipas të dhënave zyrtare, koka luftarake e bombës KAB peshon rreth 250 kilogramë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka porositur tashmë grupin e parë eksperimental. Në një video të publikuar nga Fedorov shfaqet edhe fluturimi provë i bombës pas lëshimit nga një avion.

Bomba e drejtuar nuk hidhet thjesht për të rënë pa kontroll, por mund të udhëhiqet dhe të korrigjohet gjatë fluturimit drejt objektivit. Ajo rregullon trajektoren dhe shkon më saktë te shënjestra, duke përdorur sisteme si GPS, lazer ose teknologji të tjera.

Autoritetet ukrainase thonë se ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të armëve të brendshme të teknologjisë së lartë, që synojnë të rrisin saktësinë dhe efektivitetin në fushëbetejë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili u rrëzua nga pushteti pas 16 vitesh në pushtet në zgjedhjet e prillit, u ka kërkuar mbështetësve të...
10:11 | 22/07/2026

I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se një burrë i arrestuar dhe i gjykuar me akuzat për përkatësi në një “grup terrorist antirevolucionar” dhe kryerje...
10:07 | 22/07/2026

Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban ,...
09:49 | 22/07/2026