VIDEO/ Vuçiç dhe Osmani “bashkohen” në tapetin e kuq të Kopenhagenit

2 Tetor 2025 | 09:05

Disa liderë botërorë kanë mbërritur pak minuta në parë të kësaj të enjte në tapetin e kuq në samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian i cili mbahet në Danimarkë. Samiti mbledh 45 udhëheqës përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka qenë lideri i parë i cili ka parakaluar në tapetin e kuq. Në këtë samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Liderët janë pritur nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Në tapetin e kuq kanë mbërritur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pikat kryesore që pritet të diskutohet kanë të bëjnë me mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh. Samiti pritet të nisë në orën 10:00 dhe sipas axhendës pritet të mbyllet në orën 15:00. Gjatë këtij intenerari do të zhvillohen edhe takime dypalëshe dhe fotoja familjare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026