VIDEO/ Vuçiç dorovit muzikantët në festë, kush është shqiptari përkrah tij

24 Korrik 2025 | 08:05

Të martën në Serbi u zhvillua një ceremoni e madhe për hapjen e aksit Pakovrace-Pozega pjesë e autostradës “Milos Veliki”.

Në këtë ngjarje morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetarja e parlamentit Ana Brnabiç, Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, si dhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është edhe President i Partisë Përparimtare Serbe, përveç disa ministrave të tjerë të kabinetit.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen zyrtarët e lartë serb duke shijuar ushqimin mes muzikës tradicionale. Vëmendjen e mori presidenti Vuçiç i cili u shfaq duke shijuar muzikën me një gotë birrë në dorë dhe duke kënduar këngë çetnike. Në një moment ai është kapur nga kamerat duke i hedhur lekë muzikantëve që po luajnë në ceremoni.

Përkrah Vuçiç në këtë festë ka qenë dhe një shqiptar pro-serb nga Lugina e Preshevës, i identifikuar si Demo Berisha, zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe.

Aksi i ri i autostradës Pakovrace-Pozega, me gjatësi 19.5 kilometra, që u inaugurua nga Vuçiç, kalon nëpër zonat kodrinore mes Çaçakut dhe Pozhegës. Rruga përfshin 35 ura me gjatësi totale 5196 metra, si dhe disa mbikalime dhe tre tunele.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026