VIDEO/ Zbardhet biseda mes Trump dhe Musk në funeralin e Charlie Kirk
Presidenti amerikan Donald Trump dhe manjati i teknologjisë Elon Musk u panë së bashku për herë të parë pas grindjes së tyre politike.
Të dy personalitetet u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në hapësirën e rezervuar për ta gjatë funeralit të ndikuesit konservator Charlie Kirk, të dielën, ndërsa shkëmbyen disa fjalë të shkurtra.
Ekspertja britanike e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, raportoi se Trump e pyeti Musk: “Si je?”, përpara se të shtonte: “Pra, Elon, kam dëgjuar që doje të flisnim.”
Musk ngriti supet në mënyrë të pavendosur, më pas dëgjohet teksa Trump i thotë: “Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur”, ndërsa në bisedë u përfshi edhe kreu i UFC-së, Dana White.
Presidenti mbylli bisedën me fjalët: “Më ke munguar”, ndërsa i shtriu sërish dorën Musk-ut.
Ky ribashkim vjen pas tensioneve të theksuara mes dy figurave, që nisën në qershor të këtij viti, kur Musk dha dorëheqjen nga posti si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).
Në largim, ai kritikoi ashpër projektligjin kryesor të politikave të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se ai shtonte borxhin kombëtar, dhe paralajmëroi për pasoja të mëdha financiare dhe rritje të borxhit publik.
Pas një vale akuzash dhe ironish të ndërsjella në rrjetet sociale, raportimet mediatike tregojnë se vetë Charlie Kirk kishte ndërmarrë hapa për të ndihmuar në pajtimin e tyre, përpara vdekjes së tij.
Homazhet për Charlie Kirk bëjnë bashkë Trump dhe Elon Musk
Homazhet për aktivistin konservator Charlie Kirk bashkuan dy nga figurat më të fuqishme të krahut të djathtë amerikan. Presidenti Donald Trump dhe biznesmeni Elon Musk u shfaqën krah për krah në stadiumin “State Farm” pic.twitter.com/Lhg5EUpRjf
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 22, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata