VIDEO/ Zelensky mbërrin në Davos, pritet të zhvillojë takimin me Trumpin

22 Janar 2026 | 13:54

Presidenti ukrainas ka mbërritur në Davos, ndërsa marrëveshja e mbështetur nga NATO për Groenlandën zë vend qendror në diskutim. Ndërkohë, udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të BE-së do të mblidhen në Bruksel më vonë sot për një takim urgjent informal mbi marrëdhëniet transatlantike.

Takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Davos pritet të zhvillohet në orë 14:00, sipas presidencës ukrainase.

Presidenti ukrainas ka mbërritur në Davos këtë të enjte, pasi takimi i tij me Trump nuk ishte finalizuar deri dje. Sipas asaj që vetë Zelensky ka thënë ditët e fundit, fokusi do të jetë në “marrëveshjen e prosperitetit” midis Kievit dhe Uashingtonit për Ukrainën e pasluftës. 

Më herët sot, Trump, duke iu referuar axhendës ndërkombëtare, përsëriti retorikën e tij për përfundimin e luftërave, duke thënë se “kemi paqe në Lindjen e Mesme” dhe se “kemi zgjidhur tetë luftëra”, duke vlerësuar se “një tjetër do të vijë së shpejti”, duke iu referuar luftës në Ukrainë. Siç tha ai, ishte konflikti që “mendoi se do të ishte i lehtë”, por “ndoshta doli të ishte më i vështiri”.

Ndërkohë, kujtojm që më vonë sot, Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë për në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putinin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026