VIDEO/ Zjarr në Dorëz të Librazhdit, shkrumbohet një bujtinë

11 Prill 2026 | 18:34

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë një bujtinë në fshatin Dorëz, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacionit paraprak, objekti me konstruksion druri është përfshirë nga flakët ndërsa është djegur rreth 80 metra katrorë sipërfaqe, përfshirë ambientet e kuzhinës, një dhome dhe tualetit.

Bujtina përdorej për aktivitet turistik dhe përbënte një burim të ardhurash për familjen pronare.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026