‘Kjo është detyra ime’, videoja e këngëtarit ukrainas bëhet virale

19 Mars 2022 | 20:48

Videoja e vokalistit të një prej grupeve më të mëdha muzikore në Ukrainë, BoomBox ka bërë xhiro në rrjetet sociale.

Andriy Khlyvnyuk i veshur me uniformën e ushtrisë dhe me armë në duar, këndon për lirinë e Ukrainës.

Videoja është parë miliona herë në rrjetet sociale.

Këngëtari në vend që të gjendej në turne në SHBA dhe Kanada, ka zgjedhur të qëndrojë për të luftuar për vendin e tij.

“Kjo është detyra ime. Ukraina është shtëpia ime dhe nuk është e lehtë të më nxjerrësh nga shtëpia ime”, ka thënë këngëtari për “Buzzfeed”.

Grupi i themeluar në 2004, pas aneksimit të Krimesë në 2014, ndali së performuari në Rusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026