Videoskandali| Iris Luarasi: Viktima nuk është Gjici, por familja e tij

17 Qershor 2023 | 22:17

Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar video-skandalin ku shfaqet ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen Alma.K në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se në këtë rast viktimat janë familjarët e Gjicit pasi ndihen të poshtëruar në publik.

Mes të tjerash ajo shtoi se ata do të duhet ta kenë të vështirë të dalin në publik.

“Në rastin që ata të dy kanë një marrëdhënie seksuale, atëherë viktimat e vetme janë familjarët e Gjicit që në këtë rast, ndihen të përdorur, të tradhtuar dhe patjetër të poshtëruar në publik. Që patjetër duhet kërkuar se kush është personi që e ka hedhur fillimisht videon. Ti mund të ia shkatërrosh jetën një personi po nuk ke asnjë arsye që të ja shkatërrosh jetën familjarëve të tij, që bëhen dy herë viktima. Ata nuk kanë mundësi të dalin më të në publik, duhet të largohen nga Shqipëria”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026