Vidhet gjatë natës kasaforta e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kashar, autorët morën një pjesë të vogël të xhiros

24 Qershor 2020 | 07:18

Gjatë mbrëmjes së djeshme autorë të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kashar. Policia njoftoi se ka nisur hetimet, ndërsa në dyshimet paraprake mendohet se vjedhja është kryer me anë të thyerjes nga dy persona.

Sipas policisë, autoritetet janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 07:45 të mëngjesit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Euronews Albania kontaktoi drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor z. Blendi Gonxhja për të mësuar më shumë rreth incidentit.

Sipas z. Gonxhja autorët mendohet se kanë arritur të vjedhin vetëm një vlerë shumë të vogël të xhiros ditore të orës 15-16, e cila po verifikohet.

“Mendohet [vlera e vjedhur] të jetë diku tek jo më shumë se mbi 800 mijë lekë,” tha z. Gonxhja për Euronews Albania.

“Përgjegjëse për çdo gjë të kësaj natyre është shoqëria private që ruan objektin, çdo përgjegjësi do të dalë sot nga provat dhe çdo vlerë do t’i kthehet arkës nga personat përgjegjës për ruajtjen,” shtoi drejtori Blendi Gonxhja.

Më vonë gjatë së mërkurës, Drejtoria e Përgjithshme deklaroi zyrtarisht se shuma e grabitur ishte 706,148 lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026