Vieri i përgjigjet Cassanos: Turp të kesh, mos fol për nënën time
Marrëdhëniet mes ish-protagonistëve të “BoboTV” vazhdojnë të jenë të tensionuara, ndërsa një tjetër shkëndijë është ndezur pas një deklarate të fortë nga Antonio Cassano.
Ditët e fundit, ish-sulmuesi italian kritikoi programin e Christian Vierit dhe u shpreh se as nëna e tij nuk e ndjek sot.
Kjo fjali e ashpër nuk ka mbetur pa përgjigje. Christian Vieri, ish-lojtari i Interit, ka reaguar me një postim të fortë në Instagram.
“I dashur Cassano, thjesht duhet të kesh turp! Mos guxo të përmendësh nënën time! Mësoni të flisni. Kushdo që flet për familjen dhe prindërit e të tjerëve është i pavlerë! Mendoni për të jetuar jetën tuaj! Turp për ju.”
Ky incident vjen pas një tjetër deklarate të papritur të Cassano, i cili së kritikoi dhe Rafa Leaon, duke e quajtur atë një lojtar të “rremë dhe pa b*le”.
“Leao tregon sërish se nuk ka b*le, shkon në Kombëtare dhe flet nga larg, tani flet për Conceicao. Ky i fundit do të kuptojën gjithashtu se Leao është një lojtar fallso.
Portugezi iu përgjigj Cassanos duke e quajtur ish-sulmuesin një “klloun”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës