Vijojnë debatet te Komisioni hetimor i Shëndetësisë, Beqaj ende pa dëshmi

13 Nëntor 2024 | 16:22

Edhe në ditën e dytë të përcaktuar në Komisionin Hetimor për të dëshmuar për koncesionet në shëndetësi, Ilir Beqaj u paraqit me pranga në duar.

Këtë herë ish-ministri i Shëndetësisë kishte hequr dorë nga power pointi për të demonstuar pamje gjatë dëshmisë së tij, por kishte printuar disa foto.

Por kjo zgjedhje e Beqajt prodhoi sërish debate dhe përplasje të forta mes deputetëve të PD e PS, me opozitën që e cilësoi këtë sjellje të ish-ministrit si shkelje të rregullave të Kuvendit.

E në kundërpërgjigje të fotove të printuara nga Beqaj, deputetët e opozitës shpalosën në Komision disa foto të kryeministrit Rama me biznesmenen Vilma Nushi.

Me Ilir Beqajn që priste në korridoret e Kuvendit, për më shumë se 4 orë mbledhje të komisionit hetimor, deputetët e të dyja palëve i konsumuan duke u përplasur dhe debatuar mes veti.

Më herët, para se të mblidhej Komisioni, PD kërkoi sërish që të shtyhej veprimtaria e tij, por që nuk u pranua nga deputetët e PS. Kjo e mërkurë përkon të jetë afati final i veprimtarisë së këtij komisioni që tashmë do duhet të hartojë raportin që i dërgohen për votim seancës plenare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026