Vijojnë dorëheqjet e serbëve nga policia e Kosovës, Osmani: Presion nga Beogradi

19 Gusht 2023 | 10:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar te premten se numri i serbëve që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në veri, ka arritur në shtatë.

Një ditë më parë është raportuar se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqje nga ky institucion.

Në një konferencë për media, pas vizitës në qytetin e Klinës, Osmani ka thënë se fajtor për këto dorëheqje është Beogradi zyrtar.

“Ka tashmë informata të konfirmuara, sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve që, rrezikimi i këtyre pjesëtarëve, frikësimi, shantazhimi, vijnë drejtpërdrejt nga Serbia”, tha Osmani.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për, siç ka thënë ajo, shkeljen e Marrëveshjeve të Brukselit. Mes tjerash, Osmani ka thënë se në bashkëbisedime private me zyrtarë ndërkombëtarë, ata e pranojnë se presioni ndaj policëve serbë në Kosovë vjen prej Serbisë dhe strukturave të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026