Vijon aksioni për lirimin e kanaleve në Vlorë, prishen muret e ndërtuara mbi kolektorët e ujërave

5 Mars 2026 | 15:34

Aksioni për lirimin e kanaleve të ujërave në qytetin e Vlorës ka vijuar edhe këtë të enjte, ndërsa strukturat përkatëse kanë ndërhyrë për prishjen e disa mureve të ndërtuara nga persona privatë mbi këto kanale.

Ndërtimet e vendosura mbi kolektorët e ujërave kishin krijuar pengesa për rrjedhjen normale të ujit, duke shtuar rrezikun e përmbytjeve gjatë reshjeve intensive.

Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja synon të rikthejë funksionimin normal të sistemit të kullimit dhe të parandalojë situata problematike që në të kaluarën kanë shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme të qytetit. Në disa raste, mbi kanalet ishin ngritur mure rrethuese apo struktura të tjera pa leje, të cilat pengonin mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre.

Bashkia ka paralajmëruar më herët se çdo objekt apo ndërtim pa leje mbi kanale dhe kolektorë do të hiqet, në mënyrë që infrastruktura e ujërave të funksionojë pa pengesa. Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera ku janë konstatuar ndërtime të ngjashme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026