Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tushemisht

21 Dhjetor 2023 | 11:00

Ka vijuar edhe sot operacioni i prishjeve të ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Tushemishtit. Ditën e sotme operacioni ka përfshirë një sërë ndërtimesh në rrugën kryesore të këtij fshati si avlli, garazhe si dhe ndërtime të tjera.

Sipas kryeinspektorit të policisë bashkiake Markel Afesllari, gjatë prishjes së ndërtimeve nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët e objekteve ashtu siç nuk janë kundërshtuar ndërhyrjet edhe në objekte të tjera.

Vetëm ditën e sotme është ndërhyrë në 15 objekte. Burime pranë bashkisë së Pogradecit bëjnë të ditur se në projekt është parashikuar rehabilitimi i kësaj rruge kryesore përfshi dhe pjesën dekorative.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026