Vijon gjyqi për dosjen “Partizani”, avokatët mbrojtës: Pse nuk është thirrur Rama
Prej orës 9:30 po vijon në GJKKO procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”, ku togat e zeza do duhet të vendosin nëse e kalojnë për gjykim, e kthejnë pas për plotësim hetimesh apo e pushojnë.
Avokatët e kreut të opozitës Sali Berisha në prapësimet e tyre kërkuan pavlefshmërinë e akteve dhe pushimin çështjes.
Sipas tyre, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit nga hetuesit e BKH kur në fakt argumentuan ata do duhej të bëheshin nga ekspertë të licencuar.
Gjithashtu, avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të “Klubit Sportiv Partizani”, me pretendimin se janë bërë sipas tyre nga kryeministri Edi Rama, teksa ngritën pyetjen se përse nuk i janë marrë deklarime këtij të fundit.
SPAK ndërkohë ka përfunduar me parashtrimet dhe i ka dorëzuar edhe me shkrim.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur