Vijon procesi i numërimit të votave vetëm në Tiranë e Kurbin, ka incidente

16 Maj 2023 | 01:19

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve lokale vijon vetëm në Tiranë e Kurbin. Në pjesën tjetër të vendit ky proces ka përfunduar dhe Partia Socialiste ka fituar pjesën më të madhe të bashkive.

Duke marrë parasysh historikun e numërimit në Tiranë ishte e pritshme që rezultati të merrej rreth 2 ditë pas votimit, por në Kurbin është e papritur duke qenë se bëhet fjalë për një bashki të vogël.

Në këtë zonë është raportuar për incidente që rrjedhimisht kanë shtyrë procesin. Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka mbetur vetëm një kuti për të shpallur rezultatin përfundimtar.

Deri tani, 10.667 vota ka grumbulluar Behar Haxhiu nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndërsa kryeson Majlinda Cara e Partisë Socialiste me 11.234 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026