Viktima në Peqin, ish-anëtar i bandës së Lushnjës
Personi i gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin quhet Alban Semaku.
38-vjeçari, banues në Lushnjë deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali dhe njihet si ish-anëtar i bandës së Lushnjës.
Në vitin 2015, viktima është arrestuar në flagrancë pasi ka kërcënuar me armë një qytetar për motive të dobëta. Nga kontrolli asokohe, Semakut iu gjetën një pistoletë, një krëhër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë. Nga ky rast është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg.
Policia ka bërë me dije se në vitin 2006 Semaku është ekstraduar nga Italia pasi Gjykata e Lushnjës ka caktuar vendimin arrest me burg për vrasje.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se një natë më parë një grua ka denoncuar në Policinë e Lushnjës se burri i saj nuk ka shkuar në shtëpi.
Trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur nga banorë të zonës dhe fotoja e tij i është dërguar komisariatit të Policisë Lushnjë. Identifikimi i kufomës në morg është bërë nga e ëma.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania